Edhe sa kohë duhet me shkru për tema të këtilla, që nuk tregojnë gja pos territ, tema që nuk zbardhin gja pos që hapin plagë tashma të pa shërueme ?!
Edhe sa duhet me i dedikue shkrime bijave të kësaj toke si pasojë e vrasjes së tyne ?!
Po e baj këtë pyetje tu e dijtë që përgjigjje s'kam për t'marrë...
Nuk kam ku me e gjetë përderisa ekzistojnë hala njerëz të shfrenuem mentalisht e shpirtnisht, që nuk shohin asnjigja tjetër pos errësinës së syve të tyne, errësinë që na t'tjerët e mbuluem sa e sa herë.
Errësinë që bija e dikujt na ndihmoi me u largue prej saj,
dhe e bija e dikujt na e kapi dorën kur në fund t'pusit ramë.
Bija e dikujt që nuk e pati për borxh asnjiherë me të qëndrue te kryet kur universit s'ke mujtë me i ba ballë, kur s'ke mujtë me i gjetë arsyet pse ekziston ti si njeri, e pse bota asht e rrumbullakët.
Bija e dikujt nuk e bani për borxh, se dashuninë e dha pa kushte duke besue në qenie si ty, në qenie që nuk përbuzet, por merret në gji e përkëdhelet, bija e dikujt se bani asnjiherë per të fitu ndojgja' pos jets' së vetë, dashunisë e ngopjes së epsheve shpirtnore, e aspak fizike.
Sot, bija e dikujt pushon nën dheun e randë të tokës amë, derisa kafsha që nguli dhambët e tij në të, merr frymë dhe arsyeton gjendjen e qenien e tij.
Thue se i vetëm në këtë botë u kanë.
Sot, bija e dikujt nuk frymon ma, lëshohet nën tokë ashtu e mbulueme me nji copë mëndafshi krejtësisht e ç'veshun, siç ishte në jetë, e ç'veshun prej komplekseve të pa nevojshme vetëm për të t'ngopë e për të t'ba me u ndje mirë.
( Autor i punimit: MarokoTasevski)
Sot, bija e dikujt nuk pret natën për të t'thanë;
"Natën dashni.." se bija e dikujt nuk ka me dashtë ma asnjiherë në jetën e saj.
Sot, bija e dikujt asht shtri në tokë e pa jetë, e pa ndjenja, vetëm se të dashti ty, ndër tanë ato qenie.
Bija e dikujt, dhe e motra e dikujt sot nuk thirret në emën tjetër pos ;
"e shkreta ti.."
e shkretë se të dashti e edhe ma e shkretë se të besoj ty.
Sot, bija e dikujt nuk qan ma me za kur ti ta kesh fy, e ta kesh goditë shuplakë, as nuk qan nga gëzimi me ty ma !!
Sot, bija e dikujt qëndron pa ndjenja.
Aty e shtrime nën gurin e varrit që i shënon emnin e datën e lindjes, por si shënon dashuninë, shpirtin e jetën që gëzoi.
Sot, bija, motra, jeta e dikujt nuk asht ma, vetëm se ti e pe si pronë tanden,
e jo si qenie të bukur që zavendëson engjëllin.
Sot, e bija e dikujt nuk andërron ma sepse krahët e saj u këputën në vend.
Sot, bija e dikujt msheli sytë, për të mos i hapë ma.
Nana e bijës sot palosë teshat e saja, tesha qe ma nuk i bajnë në trup.
Sot, nana e bijës piu kafen e hidhun ashtu si tana hernat e tjera, vetëm se sot e piu e vetme, nën idhëtimin e humbjes së t'bijës e jo ma nën buzëqeshjen e saj.
Sot, e bija e nanës nuk thërret në telefon, jo se asht martue, po se asht marue për tan' jetën.
Bija, na e bafshi hallall grushtin, e kambëzën që tërheqim, pushofshi lehtë nën dheun e kësaj toke që u mbajti, u rriti, e iu dha në kthetrat e nji kafshe, vetëm për të mos iu pa ma!
Ju, pushoni të qeta, se në këtë tokë që vriten bija, nuk rriten lule dielli po therra lulesh që të thumbojnë kambën ngado që shkelë.
Bija e babës;
Sot, baba ra për t'fjetë e derën e shtpisë' e msheli me shtatë dryna, baba e din që ma derën s'ka kush ia qelë, se s'ka bijë me ia pritë gjindjen, e ska bijë me i ardhë në shtpi' me ia fshi djersët e ballit.
Bija e babës, sot baba ra për t'fjetë, e nesër kur në mëngjes ta ketë hapun derën, baba e din se nuk ka për t'pa ma dritën e syve para tij duke pritë me e përqafue.
Sot, bija e dikujt, mbahet në nji kornizë fotografie, preket lehtë me gishtin e nanës që mallkon vedin pse s'asht në vend të saj. E sot, bija e dikujt piket nga loti i babës që mallkon dasmën e madhe që bani, se e përjetoi dy herë mërzinë e humbjen e t'bijës, veçse kësaj here ma s'ka për t'ia puthë sytë e as ballin.
Sot, bija e dikujt prehet në paqe, e toka ku u pre në besë, vajton me të madhe humbjen e bijës së dikujt, bijë që u vra nga kafsha.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ju, nana, bija, e motra të kësaj toke.
Fitim Majkovci.
Djalë i ri, me nji botë mas vetës që shpesh e shan' e herë tjera e don' shumë. Proza, Poezi, Monologje e shkrime t'gjata narrative. Pak nihilist. Mirë se vjen!