64x64
Fatos Morina
Inxhinier softueri, i etur dhe i pasionuar për të mësuar gjëra të reja dhe për t'i ndihmuar të tjerët
10 Korrik 2018 · 3 min lexim

Dallimi mes “prove” dhe “provo” dhe përdorimi i tyre në tekste

Dallimi mes “prove” dhe “provo” dhe përdorimi i tyre në tekste

Përdorimi i internetit ka qenë një gjë shumë e frytshme për shumëkënd që njoh, e sidomos për mua personalisht, ku përveç që kam njohur, e më pas edhe takuar njërin nga nismëtarët dhe zhvilluesit e këtij mediumi, Hakan Shehun, kam mësuar shumë gjëra.


Përveç meje, vërehet një rritje e numrit të personave të cilët tashmë me dashje apo dashje kanë përvetësuar gjuhën angleze për të shfrytëzuar sa më shumë mundësitë që ofrohen nga interneti, duke përfshirë këtu edhe mundësitë e shumta për të mësuar, në mesin e të cilave ndodhen edhe tekstet edukative në gjuhën angleze, të cilat përveç që përdoren për përgatitje, ato edhe këshillohen që të përdoren në lëndë të ndryshme universitare.


Ky përdorim i librave në anglisht për të mësuar ka pasur një rëndësi mjaft të madhe, i cili është përcjell edhe me ndikim në përdorimin e një fjale të cilën unë mendoj që është i pavend: përdorimi i fjalës provo. Të gjithë e dimë kuptimin e fjalës provo që nënkupton përpjekjen për të treguar për vërtetësinë apo pavërtetësinë e një gjëje, kurse kjo fjalë ka filluar të përdoret në tekste universitare si fjalë që tregon që një gjë është e vlefshme e cila duhet të tregohet, pra duke u përdorur njëlloj sikur homonimi i saj në anglisht prove.


Nga vetë përvoja e dimë që provimi i një gjëje nuk nënkupton domosdo edhe tregimin për saktësinë e saj, siç kemi shprehjet e natyrave të përpjekjeve, Provova, por dështova, ku, megjithëse mund të duket si krahasim i pavend, shfaqet thjesht përpjekja, por nuk synohet të dëshmohet ndonjë gjë, por më tepër, të jetë thjesht një rrëfim, apo pohim. Ndërsa në anglisht fjalën prove e gjejmë të përdorur për të kërkuar që të tregohet që një gjë është e saktë, si për shembull kur duam të tregojmë për saktësinë e një teoreme apo pohimi.


Ajo që dua të them është që fjala provo në tekstet edukative në përgjithësi duhet me kujdes të përdoret, duke pasur parasysh rrethanat dhe qëllimin e përdorimit: kur është për qëllim të vihet në mëdyshje vetë i pyeturi për ndonjë gjë, përdoret kjo fjalë, për shembull Provo se a vlen një pohim, kurse kur është e ditur që vlen një pohimi, atëherë fjala provo për mendimin tim më shumë do të përshtatej po të zëvendësohej me fjalët më përkatëse si trego, dëshmo, vërteto, etj.


Fatos Morina
Inxhinier softueri, i etur dhe i pasionuar për të mësuar gjëra të reja dhe për t'i ndihmuar të tjerët

Gjithashtu lexoni


0 komente