Kjo jetë krejt faza ish.
Kurgjo nuk ish puberteti, çka ish kjo faza në të njëzetat, sidomos kur pe kapke 25-shi.
I di, i di edhe këto fjalët "E ki jetën përpara", "Je në lule të rinisë", e besa edhe këto tjerat "Fakultetin e ke kry, punen e ki, shpin po, e tash?", ta merr mendja patjetër duhet me i ndjek krejt disa faza që i kemi kriju si shoqni edhe me u kry jeta me qaq.
Sa kom qenë adoleshente, këtë moshë shume e kom mendu përnime stabile (stabëL), por diçka hiç s'me dul qashtu. Edhe e di, që nuk jom veq unë e gjeneratës teme që mendoj qeshtu.
Dilemë e rond!
A me vazhdu me punu e me i pagu kreditë? A me ja nis me apliku e me shku diku për master? A me ndrru fushën në të cilën punoj? A me ksi, a me asi!
Shumë shpesh e pyes vetën çka jom tu bo, a është qekjo që e kom dasht gjithmonë? Për si nuk ka punë nuk ankona shyqyr, bile një problem ma pak, se punë ka veq a don?! Diçka kanihere nuk po lexoj fort e po më doket që truni jem po ja nis me u ndi bosh, se mo mos të flasim për me dal, bile më keshet me idene që po dal pak, najhere. Veç një nejë e mirë, ku mundesh me bo muhabet e me u mbush motiv pak veç qajo më përmbush, përndryshe sa për "cluba" diçka kurrë mendja nuk më shkon (jo, jo nuk është e moshës kjo, po kurrë si kom dasht).
Masi krejt kjo dilemë, ku nuk po di hala me ja gjet fijen, e pyeta veten, kur ka qenë hera e fundit që kom bo diçka për herë të parë/të re?
Ok, unë mendoj...