Copë nga një copë
Deri në copë-copë!
Them se paqen e kemi mbivlerësuar!
Kujt i duhet një gjumë i qetë,
Një ndërgjegje e pastër,
Kur mund të shkërmoqim neurone truri
Deri në vetëshkatërrim!
Copë nga një copë,
Deri në copëtim!
Copë-copë, deri në vetëmohim!
Por ç’është paqja?
Dicka që kemi brenda vetes?
Apo e zgjojmë!
Mbase na e zgjojnë,
Apo diçka që na e shuajnë!
Dhe mos e ngatërroni me mungesën e luftërave,
Atyre klasikeve, me batalione të tëra
Që përballen në rërën e ngritun prej çizmeve!
Luftërat vijnë, qetë, kandshëm!
Butësisht, që kokrrat e rërës t’i fusin në strajca premtimesh,
Dhe ikin, pa krijuar heronj!
Duke i marrë andrrat copë nga një copë!
Deri në copë – copë!
Kur baticat të thonë fjalën e fundit,
Kur maestralin ta mbyllim në shishën e tejdukshme të grykësisë,
E pastaj në paqe,
Thellësive,
Të tretet!

CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.