Kohët e fundit kam mbetur duke menduar për postin e Shqipdonës, ku për ta përmbledhur ajo nuk u pranua për një pozicion akademik në Fakultetin e Mjekësisë, pavarësisht se ishte një studente me mesatare 10.0 (ndoshta mesatarja më e mirë ndonjëherë). Për më tepër lexoni postimin e saj të plotë: https://www.facebook.com/shqipdona.lahu/posts/3148538701827437
Kjo më bëri të mendoja për barazinë gjinore në sektorin akademik të Kosovës në përgjithësi, dhe doja të dija disa fakte rreth tij. Unë kam mbledhur të dhëna për stafin akademik nga të gjitha institucionet universitare në Kosovë dhe kam llogaritur përqindjen e të punësuarave femra në stafin akademik për secilin universitet dhe kolegj.
Dhe për të thënë më pak, numrat janë tronditës. Përqindja e përgjithshme e stafit akademik femra në Kosovë është 32.45%, duke filluar nga 45.25% në Kolegjin AAB dhe deri në 11.52% në Kolegjin Fama. Nga ana tjetër, një fakt i cili është me të vërtetë interesant, është se regjistrimi i përgjithshëm në universitete dhe kolegje i studentëve femra në Kosovë është 52.32% një prirje, duke e vendosur përqindjen e regjistrimit te femrave ne universitete dhe kolegje në Kosovë në top 10 përqindjet e para të botës! Sipas The World University Rankings https://twitter.com/phil_baty/status/655304957827092481
Domethënë padyshim që ka mjaft studente femra, por të dhënat nuk na tregojnë pse sa më lart që ngjiten në shkallën akademike, numri i punonjësve femra ulet.