Thanë se nuk asht mirë me ia ndalë dikujt hovin!
Ama ata na e ndalen.
Thanë nuk asht mirë me ia ndalë dikujt rriten?!
Ama ata na e ndalen!
Thanë nuk asht mirë me ia ndalë dikujt kangën?
Ama ata na e ndalen!
E ndalen gjoksin mos me rrjedh tamël,
e falje nuk kërkuan për krejtë cka banen.
Ua hupën rrugën eshtnave
por hapin nuk e ndalem.
Provuan të na përlyejnë me faj
por për ne flisnin edhe malet.
E ndalen jetën, frymën e në gjysmë andrrën,
Ama na kurrë nuk u ndalëm.
Shumë u munduan
shumë po mundohen
por ne nuk ndalemi,
se jemi arbën.
Flutur Mustafa Pllana

CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.