LDK është ekzemplari primar për të ilustruar se si një parti politike e respektuar edhe e dashur shëndrrohet në një që lyp t'ju qihet nëna. Kjo si rezultat i erodimit të ngadalshëm, por të sigurt, të vlerave demokratike, morale dhe etike- me ndërmjetsues Isa Mustafën & co.
Përfundi do të listoj pikat kyçe të argumenteve te mia:
1. LDK është Antidemokratike
LDK në fushatën e kaluar zgjedhore insistonte që tash ka ardhë fryma e ndryshimit, që tash do ju lejohet "më të rinjëve" të marrin në dorë kryesinë e partisë e që "pleqtë" të tërheqen ngadal. Këtë e kanë implikuar kur e vendosën Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministe dhe e përdorën si grrepin kryesor për fitimin e votave, dhe populli i gëzuar për ndryshimin që dukej që po bëhej, me hyxhym e votuan Vjosën që morri 170k+ vota.
Por çfarë ndodhi pasi që doli VV fituese?
Filluan lojat politike te Isës & co. Jo dojmë këtë ministri, jo dojmë atë ministri, jo po dojmë një ministri më shumë, jo po dojmë kryeministrin. Kushte mbi kushte që kishin bazë pompozitetin edhe ndjenjën e pa-arsyeshme të të merituarit më shumë- dhe efektivisht duke e bërë të pamundshme koalicionin e atëhershëm të shpresës. E gjithë kjo sharadë u bë duke e hudhë jasht lojës Vjosën e ngratë, që në heshtje mundohej disi tia dalë e të bëhet koalicioni. Shumë interesant se si përfundoi që pasi votat tashmë kishin hy në duart e LDK-së jo që veq kundërshtonin Vjosën, por fjala e saj ishte irrelevante dhe s'vlente asgjë.
LDK tregoi që pa marrë parasysh që vullneti i popullit pasqyrohej në Vjosën, pasi që i kishin siguruar disa numra t'mira shkaku i saj, që tash ishte koha për lojra të ndyta politike. Me mbylljen e gojës të Vjosës nga krerët e partisë iu mbyll goja edhe qindra mijëra votuesve që ia dhanë besimin asaj. Besim që u keqpërdor nga partia në dëm të demokracisë, në dëm të popullit, e së fundmi në dëm të Vjosës. Sa do institucionaliste të pretendoj LDK të jetë, fakti që vota e popullit u dha për diç dhe dikë tjetër, e në fund fuqia e centralizuar në një kryesi që si ventrilokista ta keqpërdorin atë për përfitime personale tregon shumë.
Shkoi edhe ajo, u bë zgjidhja disi duke u grrithë e duke u përpëlitë e ia dolën. U bë koalicioni, gjithçka mirë. Shpresa u kthye, populli u mbush frymë; Kryeministër Albini, e Kryeparlamentare Vjosa. Dhe për një kohë dukej që sendet po shkojnë mirë.
Filloi tash ''mocioni'' për shkatrrimin e qeverisë.
A është tash Vjosa në përkrahje të kësaj lëvizje politike, a është Vjosa, bartësja e 170.000+ votave bashkëpërgjegjëse për thikën në shpinë që iu bë qeverisë dhe shpresës së popullit?
Jo. Ajo refuzon mocionin bashkë me Lumirin. Këtu e kam një pytje: Ku mbet demokracia dhe vullneti i popullit LDK?
2. LDK e zë popullin për budallë
Vetë fakti që LDK mendon që mundet të bëj manovra të tilla e të shkelë më të votuarën e partisë së vetë që u votua nga dora e popullit, është testament për këtë pikë. Si e tillë, s'kam nevojë të zgjerohem më shumë.
3. LDK u ndie e fyer me lirimin nga puna te Agim Veliut, dhe e mbronë atë me çmimin e rënjes së qeverisë
Pse bre? Shum pytje e thjeshtë, qysh ua banë ftyra? Kur një person, që mban një ndër pozitat më të rëndsishme në qeverisje të shtetit të Kosovës, në momentin e lirimit reagon duke treguar "sekrete" se paska pasë informata për teste të koronavirusit të këtij apo atij, ashtu apo kshtu, vetë po ia vërteton Kryeministrit që vendimi i tij ishte i qëlluar. Paramendo të kishte pas ky matrapaz sekrete më të mëdha, në momentin që iu mirret topi nga dora paska pasë me t'ia plasë gazetave secilën prej tyre.
Ndër tjera reagimet e tij që shkarkimi "sia ka lanë shejë" gjithashtu po folë për një mentalitet që s'ka kaluar as shkollën fillore.
Por kulmi i idiotsisë të LDK-së mrrinë kur e mbështesin këtë person, jo vetëm pas këtyre të sipërmve, por edhe pasi tha në një telefonatë në RTV Dukagjini se, dhe këtu po parafrazoj:
Nuk më bëjnë përshtypje mendimet e Vjosa Osmanit. LDK vendimet i merr në organe dhe mendimet e mija gëzojnë gjithmonë mbështetjen e shumicës. Vjosa është e vetmja që voton ndryshe, por mendimet e saj nuk janë kthyer kurrë në vendime.
Kjo pasi që Vjosa doli kundër mocionit të LDK-së. Ky është qëndrimi i tij ndaj personit më të votuar në parti, dhe rrjedhimisht edhe vullnetit të popullit.
Po ku mos me ia qi atë nanë edhe Agimit edhe LDK-së?
Pjesën e dytë të kësaj serie shkrimesh e gjeni këtu.