64x64
Fitim Majkovci
Djalë i ri, me nji botë mas vetës që shpesh e shan' e herë tjera e don' shumë. Proza, Poezi, Monologje e shkrime t'gjata narrative. Pak nihilist. Mirë se vjen!
21 Korrik 2018 · 2 min lexim

ANDRRA

ANDRRA

A t'kujtohet kur përmi premtime

thurëm andrra

e n'fund u rrëzum prej tyne

se nuk kem gati me i ba ballë botës 

që ke kundër neve?


A t'kujtohet kur përmi premtime

qum' dashni,

edhe i thamë vetës që ka me u ba mirë

derisa djersët e tona i mbuloj nata,

e ma dritë nuk pamë!


A t'kujtohet kur përmi premtime

njëzëri i thamë dy fjalë

që e ndalën kohën për pak,

po thellë mrena vetës, 

nën psherëtima e dijtëm që

kjo s'ka për t'ndodhë...


A t'kujtohet kur përmi premtime

thurëm andrra,

e menduem se unë e ti kemi me kanë bashkë?

Po n'fund, fitoi bota,

e nuk mbeti kurgja prej neve

pos nji e historie tjetër

n'librin e dashunisë t'pa mundun.

e zemrave t'thyme.


Fitim Majkovci


Fitim Majkovci
Djalë i ri, me nji botë mas vetës që shpesh e shan' e herë tjera e don' shumë. Proza, Poezi, Monologje e shkrime t'gjata narrative. Pak nihilist. Mirë se vjen!

Gjithashtu lexoni


0 komente