Sa do të paguanit për të patur një laps në telefonin tuaj?
Kjo është pyetja thelbësore për Note 10 Plus. Nuk ishte gjithmonë kështu: Linja Note ka nënkuptuar disa gjëra të ndryshme gjatë historisë së saj tetë vjeçare. Ishte telefoni i parë që na bindte që ekranet e mëdha ishin të shkëlqyera, telefoni që vërtetoi se kishte një treg për një telefon super të fuqishëm Android dhe (natyrisht) telefoni që duhej të kthehej sepse bateria e tij digjej.
Përveç lapsit dhe asaj gjësë me baterinë, të gjitha ato gjëra tjera nuk e dallojnë më linjën Note nga të tjerët. Ka shumë telefona të mëdhenj dhe të fuqishëm Android. Ata kryesisht kushtojnë qindra më pak se çmimi fillestar prej 1,100 dollarë i Note 10 Plus. Samsung shet edhe Galaxy S10 Plus, i cili është pothuaj i padallueshëm nga Note 10 Plus te personi mesatar.
Kuptohet, përderisa nuk e llogarisni lapsin e tij.
Note 10 Plus bën një milion gjëra, disa prej të cilave arrijnë të ngrihen mbi nivelin e marifeteve të Samsung. Është një telefon i madh, i bukur, i fuqishëm, i punuar mirë. Këto me të vërtetë i ke të garantuara, e cila është një arritje në vetvete. Por këtë vit, ka kaq shumë konkurrencë në botën e Android që e vetmja gjë që duhet të drejtojë vendimin tuaj të blerjes është shkopi i vogël metalik që futet brenda tij.
Le të fillojmë, pra, me S Pen.
Ndoshta duket e çuditshme për ata që nuk janë në dijeni, por përdoruesit e Note e dijnë se: përdorimi i një lapsi në telefonin tuaj është i shkëlqyeshëm. Ju fitoni një precizitet më të madh me të gjitha llojet e gjërave që bëni në të dhe disa veçori shtesë që nuk janë të mundura pa të. Por gjithashtu thjesht ndjehet ndryshe - dhe shpesh më mirë - të përdorësh një laps në ekran sesa të prekësh në të. Sidomos në diçka aq të madhe sa Note 10 Plus, është e dobishme të shkruani një shënim të shpejtë në ekranin e kyçjes.
Vetë S Pen nuk është asgjë i veçantë. Ende ka një kapak të vogël për të klikuar dhe një buton të vetëm për disa funksione, ai përsëri rimbushet brenda vendit të tij në telefon, dhe akoma e detekton pjerrësinë kur e përdorni për të vizatuar diçka në ekran.
Këtë vit, karakteristikat e reja janë një senzor i lëvizjes dhe një xhiroskop. Samsung i përdor ata së bashku me Bluetooth për ta kthyer S Pen në një lloj shkopi magjik për të kontrolluar telefonin tuaj. Duke e rrotulluar në formë rrethore në ajër, mund të bëni që gjërat të ndodhin në telefonin tuaj. Unë arrita ta bëj atë prej 4 metra largësi.
Është e bukur, por është gjithashtu kryesisht një marifet nga Samsung - të paktën tani për tani. Ajo funksionon vetëm me disa aplikacione, si kamera ose Spotify. Për ta përdorur atë, mbajeni mbajenj shtypur butonin dhe jepini pak lëvizje ose rrotullim. Në kamerë, mund të ndërroni modalitete, të bëni një foto ose të zmadhoni imazhin. Në Spotify, mund të rregulloni zërimin ose të ndërroni këngët. Samsung thotë se më shumë aplikacione mund ta mbështesin, falë një SDK të re, por ne do të duhet të shohim nëse kjo ndodh në të vërtetë. Ndërkohë, është një mashtrim argëtues për t'u treguar miqve tuaj më të ngushtë dhe jo shumë më tepër.
Ndryshimi rreth S Pen që ka shumë rëndësi nuk qëndron në vetë lapsin; është në softuerin e Samsung në telefon: Njohja optike e karaktereve (OCR) është integruar përfundimisht në aplikacionin Samsung Notes, i cili është përgjegjës për veçorinë e të shkruarit në ekran, menjëherë pas tërheqjes së S Pen. Kjo do të thotë që ju mund të kërkoni për shënimet e shpejta që keni bërë, të nxirrni tekstin nga ai për të kopjuar diku tjetër, ta ktheni atë drejtpërdrejt në tekst brenda shënimit, ose madje edhe ta eksportoni atë në një dokument në Word.
OCR nuk është diçka e re në telefonat Android. Është e mundur të bëni të gjitha si më sipër në aplikacionin falas Google Keep ose edhe duke marrë një shkrepje të ekranit dhe duke e hapur atë me Google Lens. Por integrimi i OCR në Samsung Notes heq të gjitha ato hapa shtesë.
Vendi tjetër ku S Pen me të vërtetë shkëlqen në softuerin e Samsung është në programin e tij të ri të editimit të videove. Kjo e bën të lehtë ngjitjen e klipeve së bashku dhe shtimin e tranzicioneve, efekteve, muzikës në prapavijë dhe editimeve shumë themelore. Për dallim nga Adobe Rush ose iMovie në iPhone, ndërfaqja është shume e thjeshtë dhe intuitive.
Editimi i videove është më i lehtë kur keni kontrollet e sakta që ju ofron lapsi. Për shembull, është më e lehtë të shkurtosh saktësisht aty ku dëshiron. Butonat e kontrollit gjithashtu nuk kanë nevojë të jenë ekstra të mëdha për të akomoduar gishtat tuaj të mëdhenj, kështu që është më e lehtë të shikoni gjithçka që ju nevojitet në një ekran. Për gjëra të shpejta, është e shkëlqyeshme. Unë kam qenë në gjendje të krijoj tre klipe së bashku, të shkurtojë secilin prej tyre dhe të kemi një video të përfunduar në vetëm një minutë ose dy. Ju nuk do të dëshironit të bënit më shumë se kaq në një telefon, sidoqoftë.
Note 10 Plus gjithashtu ka një veçori "AR Doodle", e cila teknikisht nuk kërkon laps, por është më shumë argëtues me të. Ka dy mënyra: e para njeh fytyrat dhe ju lejon të vizatoni drejtpërdrejt mbi to; kur regjistroni një video, mustaqet e vogla dhe brirët lëvizin me subjektin tuaj. Por mënyra "Kudo" është shumë më mbresëlënëse. Kjo ju lejon të vizatoni sende në hapësirë reale, dhe ato gjëra të qëndrojnë mirë në atë hapësirë ku janë vizatuar. Është pak a shumë si aplikacioni Tilt Brush AR / VR i Google, por është zvogëluar në një telefon.
Të dy këto efekte AR Doodle janë një kënaqësi për t’u luajtur me të, por ato janë në thelb edhe mashtrime(marifete). Pasi vrapova nëpër zyra dhe tregova krijesat ujore që shtrembërojnë realitetin që i vizatova për kolegët e mi, të gjithë ranë dakord se ishte interesante. Por askush nuk tha, "Oh, unë kam nevojë për këtë." Për dallim nga OCR në Samsung Notes, me siguri do të ndalosh përdorimin e AR Doodle pas një javë ose dy.
S Pen është karakteristika më e rëndësishme e Note 10.
S Pen bën një milion gjëra të tjera që mund të zgjidhen nga menyja që shfaqet kur e tërhiqni. Ai mund të zmadhojë gjërat në ekran, mund të zvogëlojë një aplikacion në një tablo të vogël që ngjitet në ekranin tuaj derisa të drejtoni majën mbi të për ta parë atë, dhe është akoma mënyra më e mirë për të krijuar dhe modifikuar një fotografi në një telefon.
Në këtë pikë, ju ose jeni mendjelehtë mbi këtë shkop të vogël, ose po mbledhni supet. Kjo është e drejtë. Unë mendoj se lapsi është arsyeja e vetme e rëndësishme për të zgjedhur Note 10 Plus mbi Galaxy S10 Plus ose ndonjë telefon tjetër të madh Android. Dhe sa jeni në të është një vendim krejtësisht personal.
Kam shkruar më herët se mund të marrësh faktin që Note 10 Plus është një telefon i mirë, i ndërtuar mirë. Është e vërtetë. Por unë dua të nënvizoj se ajo që po e merr si të sigurtë është se Note 10 Plus ka harduerin më të bukur që mund të gjesh. Ka edhe telefona të tjerë që afrohen - disa nga Apple, disa nga Samsung - por Note 10 Plus është vetëm pak më i mirë përveç që është pak më i madh.
Fillon, si gjithmonë, me ekranin. Ai ka një ekran AMOLED 6.8 inç, por për shkak se Samsung është aq i mirë për ta bërë atë të shkojë shumë afër skajeve, ai përshtatet në një trup që është me të njëjtën madhësi sesa Note 9 i vitit të kaluar, i cili kishte një ekran më të vogël 6.3 inç. Ekziston një prerje enkase në ekran për kamerën selfie, por është e vogël, e përqendruar në majë dhe më pak shpërqendruese dhe ndërhyrëse se çdo 'notch'.
Ekrani është i madh, i ndritshëm, i saktë në ngjyra dhe i bukur. I vetmin avantazh që nuk e keni është se nuk ofron nivelin e rifreskimit 90Hz që mund të merrni në OnePlus 7 Pro ose në telefonat e tjerë të lojërave. Por kurrë nuk më ka munguar, dhe ka të ngjarë që nuk do ta bëni as ju. Ky ekran dhe ky telefon duken si e ardhmja në një farë mënyre madje edhe iPhone nuk ka arritur në një kohë të gjatë.
Telefoni vjen me një mbrojtës të ekranit të aplikuar nga fabrika nga kutia. Është plastike dhe e mirë, por me siguri nuk do të zgjasë për aq kohë sa diçka që blini dhe aplikoni vetë. Dhe po: është e sigurt ta hiqni atë pa dëmtuar telefonin.
Samsung gjithashtu po shet një Note 10 më të vogël për 949 dollarë, që është i të njejtës madhësi sa një Galaxy S10 me një ekran 6.3 inç. Mungon ekrani me rezolucion të lartë, bateri e madhe, hapësirën e zgjerueshme dhe RAM shtesë që e bëjnë Note 10 Plus një përbindësh sa i përket specifikave, por unë dyshoj se shumicës së njerëzve nuk do t'iu mungojë ndonjë nga ato. Nëse preferoni një telefon më të vogël dhe doni të keni një laps, është një opsion intrigues. Për fat të keq, është gjithashtu një opsion që nuk kam pasur shans ta rishikoj akoma.
Samsung ofron Note 10 Plus në disa ngjyra, por ai që po shihni në këtë përmbledhje quhet "aura glow". Edhe nëse nuk jeni në atë lloj zbukurimi, do të zbuloni se Note 10 Plus është i ndërtuar mirë , si një çantë dizanjeri ose një orë e mirë.
Unë vazhdoj ta mendoj atë si një objekt luksoz, diçka që është pak më mirë në kallëpin e tij, por në një mënyrë që është thelbësisht e panevojshme. Ashtu si objektet e tjera luksoze, është pak e dukshme dhe kushton më shumë sesa duhet, sepse ju po paguani për markën dhe idenë për ta pasur atë në radhë të parë.
Së bashku me lapsin dhe ekranin e madh, gjëja tjetër që linja Note ka qëndruar gjithmonë është specifikat më të mira. Kjo është gjithashtu e vërtetë këtu: Note 10 Plus ka një procesor të shpejtë Snapdragon 855, 12 GB RAM, një bateri 4,300mAh, dhe goxha hapësirë (të zgjerueshme). Modeli 1,100 dollarë vjen me 256 GB, ose mund të paguani 100 dollarë më shumë për 512 GB.
Shumë smartfonë të mëdhenj Android ofrojnë specifika pothuaj të njejta me një çmim më të vogël.
Por specifikat e larta nuk e veçojnë më linjën Note. Pothuajse çdo telefon Android që kushton mbi 650 dollarë, dhe shumë që kushtojnë më pak, kanë të njëjtin procesor dhe mund të ofrojë të njëjtën performancë themelore.
Note 10 Plus gjithashtu nuk arrin të diferencohet në një mënyrë tjetër: është smartfoni i parë Samsung që humbet vendin e kufjeve. Samsung thotë se e bëri atë për të bërë vend për më shumë bateri. Dhe me siguri, jetëgjatësia e baterisë ka qenë e shkëlqyer për mua. Por megjithatë :(
Konfigurimi i kamerës në Note 10 Plus është praktikisht i pandryshuar nga çfarë Samsung ofron në Galaxy S10: tre lente në anën e pasme dhe një kamerë të vetme selfie. Cilësia e tyre është praktikisht e pandryshuar gjithashtu, që do të thotë se jam i impresionuar në përgjithësi.
Kjo është pjesa e çdo përmbledhjeje të smartphone-ve, ku të gjithë themi se Pixel 3 është akoma pak më i mirë, të paktën kur i shkrepni fotot dhe i analizoni ato. Kjo është e vërtetë (dyfish e vërtetë në kushte të vështira ndriçimi, ku Note 10 Plus nuk mund të mbajë nivelin e fotografisë së Google).
Por gjithashtu nuk ka rëndësi për mua aq sa dikur. Fotografitë e Note 10 Plus mund të jenë 10 ose 20 përqind më të këqija sesa Pixel, por të dy (dhe iPhone) ende nuk krahasohen me atë që mund të nxirrni nga një aparat fotografik. Nëse jeni të kënaqur me telefonin tuaj dhe doni fotografi të shkëlqyera, shpenzoni mijëra dollarë tuaj në një aparat fotografik të shkëlqyeshëm.
Gjithashtu ka më pak rëndësi sepse fotot e Note 10 Plus janë përgjithësisht të shkëlqyera dhe, këtu është pjesa e rëndësishme, më argëtuese për tu shkrepur. Më pëlqen të kaloj mes ultrawide dhe telephoto. Aplikacioni i kamerës së Samsung është në të vërtetë i qëndrueshëm (ndryshe nga Pixel-i), dhe ai arrin të ngjitet në një ton mënyrash pa u bërë plotësisht dërrmues. Për habinë time, unë e dua mënyrën "Ushqim" të Note, e cila shton pak turbullim dhe ngjyrim në çdo shkrepje makro.
Note 10 Plus mposht gjithashtu me lehtësi Pixel 3 kur bëhet fjalë për cilësinë e videos (megjithëse akoma nuk mund të mbahet mjaftueshëm me iPhone XS). Samsung shtoi disa veçori të reja në aplikacionin për video kësaj here. Ka Live Focus për të shtuar turbullimin e sfondit (ose efekte të çuditshme glitch) pas subjektit tuaj. Nuk është mirë. Ka një stabilizim të përmirësuar të videos, por nuk është nga niveli i asaj që mund të dilni nga një GoPro ose nga një gimbal i pavarur.
Tjetra, ekziston veçoria "Mic zoom-in". Kjo përdor tre mikrofona për të zbuluar se nga po vjen tingulli, kështu që kur zmadhoni videon, ai bën tingullin nga subjekti juaj më të fortë dhe dobëson zërat që vijnë nga diku tjetër. Bën punë, por efekti është super delikat.
Më në fund, Note 10 Plus ka një sensor të thellësisë dhe vjen me një aplikacion të integruar që mund të matë përmasat e objekteve - ndonjëherë automatikisht. Dikur në të ardhmen, Samsung do të lëshojë një aplikacion që ju lejon të krijoni skanime të përafërta 3D të objekteve për t'u përdorur në videot tuaja AR. Unë nuk mendoj se ndonjë prej tyre është i keq, por gjithashtu nuk mendoj se do të përdorni ndonjë prej tyre shumë shpesh.
Kohët e fundit, unë e lavdërova Samsung-un që e bëri punën e tij duke shtuar pak më shumë hijeshi dhe qartësi në softuerin e tij, One UI. Fatkeqësisht, me Note 10 Plus, Samsung po i rikthehet normës. Megjithëse telefoni është ende relativisht i lehtë për të përdorue, numri dhe gjerësia e veçorive të softuerit të grumbulluar këtu po fillojnë të ndjehen përsëri të shpërndara dhe të pa nevojshme.
Për fat të keq, shembulli më i madh i problemeve të softuerit të Samsung është DeX, karakteristika për të cilën më interesonte. Deri tani, DeX ju lejon të lidhni telefonin tuaj në një monitor për të dhënë një ndërfaqe desktopi për aplikacionet e telefonit tuaj. Me Note 10 Plus, Samsung po ofron aplikacione si për Windows ashtu edhe për Mac, kështu që ju mund të bashkëveproni me telefonin tuaj drejtpërdrejt nga laptopi juaj.
Unë u intrigova sepse shumica e njerëzve nuk mbajnë monitorë me vete, kështu që të jesh në gjendje të përdorësh DeX me pajisjen që e ke në të vërtetë, mund të jetë e shkëlqyeshme. Transferimi i dosjeve midis telefonave Android dhe kompjuterëve ka qenë gjithmonë një sherr, por DeX premtoi zvarritje dhe rënie (drag and drop) të drejtpërdrejtë midis sistemeve operative. Plus, do t'ju ofronte akses në desktop në të gjitha aplikacionet e teksteve në telefonin tuaj.
Problemi është që aplikacionet DeX të desktopit të Samsung janë të këqija. Marrja e DeX për të punuar në një Mac ishte një dështim. Edhe kur funksionoi, ishte e ngadaltë dhe nuk mund të transferonte me lehtësi dosje të shumta. Situata ishte pak më e mirë në Windows, por jo shumë.
Shembulli tjetër i qasjes së Samsung: "më shumë i bie më shumë", për softuerin është partneriteti i tij me Microsoft. Microsoft bën aplikacione të forta në Android tani dhe ato janë të përfshira në Note 10 Plus, së bashku me mbështetjen për aplikacionin "Your Phone" në Windows (i cili, meqë ra fjala, nuk është i fortë).
Kjo është plotësisht e mirë, por gjithashtu do të thotë që problemi i aplikacioneve të të njejtit lloj është përkeqësuar. Tani ka tre aplikacione të parainstaluara të postës elektronike në Note: Gmail, Email nga Samsung dhe Outlook.
Sigurisht, unë nuk mund të përmend softuerin pa përmendur që Samsung ende bën një punë të tmerrshme për të ofruar përditësime të mëdha të sistemit operativ Android në telefonat e tij. Edhe pse Samsung arrin të nxjerrë përditësimet e sigurisë në kohën e duhur, por nëse je i interesuar të kesh Android Q brenda gjashtë muajve (ose më shumë) të lëshimit të tij, shiko diku tjetër.
Ka kaq shumë sende në Note 10 Plus saqë mund të jetë marramendëse. Softueri i Samsung thjesht mezi arrin t’i përmbajë të gjitha dhe të mbetet i kuptueshëm. Në të vërtetë ka gjithçka (përveç një vendi për kufje). Më pëlqejnë disa prej tyre dhe i urrej disa prej tyre, por asnjëra prej tyre nuk është arsye për të blerë ose kapur këtë telefon.
Specifikat, ekrani masiv dhe dizajni kombinohen për ta bërë Note 10 Plus një smartphone që shkon në 11 për 1100 dollarë. Por, përsëri, ka telefona Android dhe madje edhe telefona Samsung që kushtojnë qindra dollarë më pak dhe ju afrojnë gati aty si Note 10 Plus. OnePlus 7 Pro është i mahnitshëm, Pixel 4 është vetëm disa muaj larg, dhe Galaxy S10 Plus nuk është aq i ndryshëm nga Note.
Secili prej atyre telefonave është një blerje më e arsyeshme sesa Note 10 Plus. Por asnjëri prej tyre nuk është diku afër aq bukur sa të mbahet, të shikohet ose të përdoret si Note 10 Plus. Unë e dua sa luksoze është pajisja e Note 10 Plus, por nuk mund të them që është një arsye e mirë për të blerë këtë telefon, gjithashtu.
Kjo do të thotë që për shumicën e njerëzve, me të vërtetë e gjitha bie në përfundim tek lapsi S Pen. Mund të funksionojë si shkop, por nuk është aq magjik sa që unë mendoj se njerëzit që nuk e përdorin nuk do të magjepsen aq shumë sa që të shpenzojnë qindra dollarë shtesë për të marrë Note 10 Plus.