Akatsuki (kuptimi i fjalës : "agimi") është një organizatë e ninxhave-ve që ekziston jashtë rregullit të përgjithshëm të fshatrave të fshehura.
Akatsuki përgjatë historisë ka pasur një numër të madh ninxhash të fuqishëm unë do mundohem ti rendis 5 më të fuqishmit, gjithmonë sipas mendimit tim.
5 - Kakuzu [me shumë]
Kakuzu një ninxha shumë i nënvlerësuar mirëpo bën pjesë në grupin e ninxhave me të fuqishëm. Ai është mjeshtër i katër elementeve bazike, për shkak te aftësive te shumëta është shumë veshtirë ti shkaktosh dëm për shkak te trupit strukturës se tij të trupit.
Është prej te paktëv ninxha qe ka pasur luftë të drejtpërdrejtë me hokagen e parë, dhe ka jetuar për të treguar.
4 - Kisame Hoshigaki [me shumë]
Pjesë e shtatë shpatarëve të mjegullës. Kisame mund të arrij nivele te chakra-s të përafërta me bishat shumë bishtëshe, me ndihmën e shpatës se tij Samehada qe e perkthyer fjalëpërfjalëshem i bie "Lëkura e pëshkaqenit".
Është mjeshtër ne teknikat e ujit ku është i dyti vëtem pas hokages se dytë.
Mirëpo pozicionimi i tij, jashtë top treshës është për arsyen se është shumë i dobët pa shpatën e tij.
3 - Obito Uchiha [me shumë]
Obito/Toby lideri i Akatsuki, mund të themi se orkestroi shumicën e ngjarjeve që sollën konfliktin e madh të ninxhave.
Përveç sharingan-it super të fuqishëm Obito është njëri prej përdoruesve më të fortë të teknikës së zjarrit në gjithë ninxhat, përpos kësaj ai është në gjendje të përdor edhe teknikat e drurit. Kur Obito merr rinnenganin është në gjendje të rikrijoj fuqitë e Nagatos.
Mirëpo ne fund Obito edhe pse orkestroi gjithë ketë konflikt, ai kthehet prap dhe iu ndihmon Narutos dhe shkoeve për te mposhtur Kaguya, duke sakrifikuar veten dhe rifituar dashurinë e ish shokëve.
2 - Nagato [me shumë]
Nagato (poseduesi i rinnegan) krijoi Akatsukin se bashku me dy shokët e tij qe nga femijëria Yahiko dhe Konan, ëndrra e Nagatos ishte te sillte paqe ne botën e ninxhave. Mirëpo pas vdekjes se Yahikos, prej trupit te tij krijoj Pain-in dhe na solli fuqinë qe ne gjithe e njohim (ai si Pain ose si Nagato) ishte ne gjendje te mund dhe te vras edhe Hanzon dhe Jiraiyan. Gjithashtu ishte në gjendje të luftoj edhe me Naruton në sage edhe me ndihmen e pesë bretkosave nga mali Myoboku (2 prej tyre ishin ne sage). Pas ringjalljes Nagato lufton me Naruton, Killer B dhe Itachin njëherazi dhe po të mos ishte për Itachin do të ishte ne gjendje ti vriste edhe Naruton edhe Killer B-në (flasim per poseduesit e nënte-bishtit dhe tetë-bishtit)
Nagato ka qenë super i fuqishem, Kabuto thotë për të kur e ringjallë se është i dyti, veç pas Madarës.
1 - Itachi Uchiha [me shumë]
Itachi pasardhës i fisit Uchiha që sherbeu si kapiten i forcave Anbu, e më vonë u bë kriminel ndërkombëtar për vrasjen e gjithë fisit të tij, dukë kursyer vetëm Sasuken vëllaun e tij të vogël. Itachi ishte një ninxha gjeni, sipas mendimit tim ninxha më i mençur dhe i guximshëm që ka ekzistuar në gjithë fshatrat e fshehura.
Ishte mjeshtër në genjutsu, në të gjitha format e dyluftimit taijutsu dhe shumë i mirë në ninjutsu. Posedonte mangekyuo sharingan, susanon, tsukunome, amaterasu, si dhe fuqinë të përdorë dojutsu të fuqishme siç janë izanagi dhe izanami.
Masashi Kishimoto (krijuesi i Naruto) në një intervistë ka deklaruar se po të ishte Itachi gjallë, Lufta e Madhe e Ninxhave (LMN) do të kishte përfunduar shumë më shpejtë.
Faleminderit nëse keni marrur mundimin të lexoni.
Ju lutem më tregoni nëse nuk pajtoheni me renditjen dhe pse.
Altini
♥