64x64
Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.
29 Tetor 2018 · 2 min lexim

Të urrej natë

Të urrej natë

të urrej natë kur terri larg tij më zë.

kur me drita makinash

më ndriçohet një pasdite e vonë.

kur ndërrimi i orës së mbrapshtë

ma shton ndjenjën e vetmisë.

të urrej errësirë që kaplon rrugët e këtij qyteti 

që çdo ditë vjen e ftofet

e unë që si maratonist i artë

shpejtoj të zë një grimcë rreze dielli ta puth. 

kjo errësirë e hershme më ngjanë 

me shumë /të dua/ të pathëna që drita si pa.

prandaj dua të bërtas e errësirën ta tremb 

të tërheqë kalorësit e saj ndjellazinjë,

e të ngutem për në strehën time të sigurtë

tëndin përqafim.






Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.

Gjithashtu lexoni


0 komente