64x64
Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.
6 Nëntor 2019 · 2 min lexim

Më thuaj!

Më thuaj!



Më thuaj, a ta zë goja lamtumirën dhe puthjen e hidhur që kjo fjalë përcjellë?

Deri ne ardhjen tjetër, shije pritjeje smë ka marrë malli të shijoj.


Më thuaj, çfarë logjike ka të blesh vetminë,

Të shesësh dhëmbshuninë e ngrohtësinë e shtratit natën;

Freskinë e tij mëngjeseve?


Më thuaj, jetës i thua dot jetë, nëse nuk mund të përqafosh kur të përqafohet?

Merr dot frymë pas dusheve të vetmuara ku uji nuk ta shpërlanë mungesën?


Më thuaj nëse ia vlen që sytë e saj të njomen, për ca monedha hidhërimi

Që ta shterrojnë energjinë e nuk ta kthejnë dot kohën.


Më thuaj çfarë do të bësh kur malli të të kaplojë e prehje të mos gjesh në dhomën e terrueme prej ikjeve ?

Më thuaj !

Sepse nuk kam zemër të të mendoj larg.


@FluMus



Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.

Gjithashtu lexoni


0 komente