64x64
Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.
4 Mars 2020 · 2 min lexim

Detrave të tokës, të pa-tokë!

Detrave të tokës, të pa-tokë!

Kur bota te jete kthyer se prapthi

Dhe cdo gja ne te cilen ke besu te ka tradhetu;

Kujtoju se gjithcka asht' pasoje e mos-veprimit tand!

Tash ma, asgja nuk i perngjane realitetit qe je tue jetu.


Kur te mos mbetet gure pa levize 

e riga t'panjerezishme te te shkaterrojne strehe e shtrat 

ndoshta atehere nuk do mund ta kthesh kryet

e te bahesh sikur nuk degjon aspak. 


Ne cilin sarkofag don me e mbeshtjelle te ardhmen 

apo ndoshta mendon se ke me i pshtu t'keqes?

Askush n'kete jete nuk e ka lane kete bote

Pa korre te miren a te keqen e asaj qe e ka mbjelle. 


N'lundra shpresash t'fikuna enden ata

qe kulmin e shtepise jau kane sheshu, 

ska gja qe i druhen ujit e ftoftit e acarit 

t'pakten vec ai do jete nji shtat, nji dore, nji tjeter rruge. 


E cka e ban frymen tande ma te vlefshme?

Monedhat qe cdo dite i lane me ore prej dites tande?

Cka e ban token tande ma te fuqishme,

Apo mendon qe larg asht rradha jote?


Detrave të tokës enden të pa-tokë 

ata që deri dje mbronin tokën e vet.

si ata ishim të gjithë të pa-tokë

si ata jemi mbase, të pa-tokë, n'tokën e vet. 


Flutur Mustafa Pllana 

04.03.2020


Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.

Gjithashtu lexoni


0 komente