64x64
Kaltrina Pacolli
22 Gusht 2018 · 4 min lexim

Unë, kufoma e ardhshme


Vrajëm,

po vrajëm nëse nuk t'kom pshty n'ftyrë

e s't'i kom numru t'kqijat

tu t'sha e tu t'mallku! 

Vrajëm,

nëse sa here ke dasht me m'malltretu 

unë t'kom duru. 

Vrajëm nëse t'kom msu

me m'fol qysh ke dashtë,

vrajëm,

Qo dorë n'mu

veç pse jom gru.

Po,

qitmi flokt n'tokë

e lem sheja n'trup e n'ftyrë

nëse s't'kom thanë që

je farë e ndyrë,

nëse s't'kom nal me t'thanë

kqyru n'pasqyre,

nëse gjen me kqyr naj ftyrë!

Po,

shajëm edhe para fmive t'mi,

shajëm edhe n'rrugë

edhe para njerzve tjerë,

kërkush s'ka me thon kurrgjo,

besa kanë me të arsyetu

se nëse unë n'sy t'tynev kom duru

ti je tu bo çka unë "kom meritu"!!

Po, po vrajëm,

shkrep alltinë

bash n'zemrën tem,

mbi 100 thyrje t'saja,

1 plumb kurrgjo nuk dhem,

sa dhamin k'to netë me zhurma t'mdhaja.

Vrajëm,

vrajëm nëse s't'kom shty

kur me zor ke dasht me m'prek,

e me m'desh,

e tanën me m'pasë,

vrajëm nëse t'kom lanë

vrajëm nëse kom thanë nasht'!

Le t'jem kufomë,

nëse kom heshtë,

nëse t'kom dashtë edhe kur s'm'ke dashtë,

nëse t'kom kesh masi m'ke malltretu e poshtru,

le t'jem kufomë veç pse jom Gru.

E ti vrajëm,

se I paqt del,

kërkush me gisht kah ti nuk bon,

kërkush fajtor nuk e len t'gjallin,

se I vrami ka gjithë diçka që e "meriton",

se I vrami se ka problem nëse e kallin,

që vrasësit si ti me e marrë malin.

E vrajëm,

si plot e plot qe u vranë

si plot e plot që u shanë,

si plot e plot që kufoma ranë..

si për plot që kurrgjo nuk thanë!

Vrajëm,

Nëse t'kom lanë me m'kallxu çka

Me vesh,

Nëse t'kom lanë me m'kallxu qysh me

fol,

Qysh me kesh,

Vrajëm nêse t'kom lanë me m'thanë me hesht!

Vrajëm nëse t'kom rrespektu

Kur ke gju sene mbi mu,

Nëse t'kom rrespektu

Kur n'ven lulave

Veç therra m'ke pru,

Nëse n'pikë të natës je kthy

I dehun në alkohol

E parfum të femrave tjera

E venin ta kom ndreq,

Vrajëm nëse kom ëndërru 

Jetën me ty kur t'bohemi pleq!

Merrma jetën

Nëse ta kom dhanë t'drejtën,

Nëse ta kom dhanë lirinë

Shpirtin n'fyt me ma pru,

Nëse ta kom dhanë dashninë

Kur ti veç m'ke shfrytzu,

Merrma jetën 

Nëse e kom ul kryt veç pse

Jom Gru!

Merrma jetën,

Nëse egër s't'kom largu prej vetës

Kur ke dashtë dorë n'mu me qu,

Kur je hasë e kërcënu

Gërrdijat që munesh me i bo n'mu,

Merrma jetën nêse me thikë s't'kom sulmu,

Po kom bo hapa mbrapa veç pse jom Gru!

Vrajëm,

po kufoma jem ka me flejt me ty,

me një shtrat me ty,

me një jastëk me ty, 

me u siguru që edhe andrrat e tua 

kanë me pa veç zi! 

Kur shpirti jem ka me u kthy në hi,

unë kom me u kthy për ty,

unë kom me u kthy për krejt gratë që u vranë,

për krejt kërcënimet që u banë,

unë kom mu kthy

se ti ke vra një nanë! 

Vrajem,

nese mke shit moral 

e une tkom ngu, 

tu e ditë që pramë e parpramë 

me tjera ke ladru!

Le t'bohna unë kufoma e ardhshme

E dorës t'msheft,

E gjakut ton t'nxehtë

Nëse t'kqijat t'i kom majt m'sheft.

Le t'bohna kufoma e ardhshme

Nëse kom duru,

Që me lot kom ra me flejt

E me lot jom qu!

Vrajëm pash të madhin Zot 

nëse e msheli gojën veç pse jom Gru.


Kaltrina Pacolli.



Gjithashtu lexoni


0 komente