64x64
Vlera Murtezi
Read & grow
21 Shtator 2019 · 12 min lexim

Pse faktet nuk na e ndryshojnë mendjen

Pse faktet nuk na e ndryshojnë mendjen


Dikur ekonomisti J.K Galbraith shkroi, “Përballë zgjedhjes mes ndryshimit të mendjes dhe vërtetimit se nuk ka nevojë për ta ndryshuar mendjen fare, pothuajse të gjithë përqendrohen te vërtetimi.”


Leo Tosltoy ishte edhe më guximtar kur shkroi: “Edhe çështjet më të vështira mund t’i shpjegohen njeriut më të trashë nese ai nuk e ka krijuar ndonjë ide rreth atyre çështjeve; por diçka shumë e thjeshtë nuk mund t’i sqarohet edhe njeriut më intelegjent nëse është vendosmërisht i bindur, dhe nuk ka asnjë dyshim që ai e njeh atë çështje.”


Çfarë po ndodh këtu? Pse faktet nuk na e ndryshojnë mendjen? Dhe pse dikush prapë se prapë do ta besonte një ide të rremë apo të pasaktë? Si na shërbejnë sjelljet e tilla? 



Logjika prapa besimeve të rreme


Njerëzve iu nevoitet një pikëpamje arsyeshmërisht e vërtetë për botën në mënyrë që të mbijetojnë. Nëse modeli juaj për botën është jashtëzakonisht i ndryshëm nga bota reale, atëherë për ju është e vështirë të bëni punë efektive në përditshmëri.


Sidoqoftë, e vërteta dhe saktësia nuk janë të vetmet që i mjaftojnë mendjes së njeriut. Njerëzit gjithashtu kanë një dëshirë të madhe që të përkasin. 


Në Atomis Habits shkrova, “Njerëzit janë një kope kafshësh. Ne duam të përshtatemi, të lidhemi shpirtërisht me të tjerët, dhe ta fitojmë respektin dhe miratimin e shokëve tanë. Tendencat e tilla janë thelbësore për mbijetesën tonë. Gjatë pjesës më të madhe së historisë sonë evolucionare, paraardhësitë tonë kanë jetuar në fise. Të qenurit të ndarë nga fisi - ose edhe më keq, duke qenë i dëbuar- ishte dënim me vdekje.”


Të kuptuarit të së vërtetës rreth një situate është e rëndësishme, por është po aq e rëndësishme të vazhdoni të jeni pjesë e një fisi. Pavarësisht se këto dy dëshira shkojnë mirë bashkë ato me raste ndeshen në konflikt.


Në shumë rrethana, lidhja shoqërore është më e nevojshme në jetën e përditshme se sa të kuptuarit e një së vërtete rreth një fakti apo ideje. Psikologu i Harvard-it Steven Pinker tha kështu, “Njerëzit janë te lirë ose të dënuar në bazë të besimit të tyre, kështu që njëri nga funksionet e mendjes mund të jetë që t’i ruaj ato besimet të cilat besimtarit ua sjellin numrin më të madh të miqëve dhe mbrojtësëve, në vend të besimeve që kanë më shumë gjasa të jenë të reale.


Ne nuk besojmë gjithmonë diçka vetëm se është e vërtetë. Nganjëherë në besojmë në diçka sepse na bënë të dukemi mirë para njerëzve të cilët janë të rëndësishëm për ne.


Kevin Simler shkroi, “Nëse truri parshikon se do të shpërblehet nëse pranon një besim të caktuar, ai është më se i lumtur ta pranoj atë, dhe nuk shqetësohet se nga vjen ai shpërblim - qoftë ai praktik (rezultate me të mira si pasojë e vendimeve më të mira), social (trajtim më të mirë nga shokët), apo përzierje e të dyve. 


Besimet e rreme mund të jenë të nevojshme në një kuptim social edhe nëse nuk janë të nevojshme në një kuptim faktik. Për shak të mungesës së një fraze më të mirë, ne do e quajmë këtë trajtim “faktikisht të rremë, por të saktë në rrethin shoqëror.” Kur njerëzit dëshirojnë të zgjedhin mes këtyre dyjave, ata zakonisht zgjedhin shokët dhe familjen në vend të fakteve.


Ky shpjegim jo vetëm që sqaron se pse ne ndoshta “lëshojmë rrugë” në një darkë familjare ose pse përmbahemi kur prindërit tonë thonë dicka fyese, por edhe nxjerr në shesh një mënyrë më të mirë që të ua ndryshosh mendojen të tjerëve.


Faktet nuk na e ndryshojnë mendjen. Shoqëria na e ndryshon. 


Të bindurit dikë që ta ndryshojë mendjen është në të vërtetë procesi i të bindurit ata që ta ndryshojnë fisin. Nëse ata i braktisin besimet e tyre, ata rrezikojnë që të humbasin lidhjet shoqërore. Ju nuk mund të prisni që dikush ta ndryshojë mendjen nëse ua largoni shoqërinë. Ju duhet t’i ofroni atyre mbështetje. Askush nuk do që t’i shkatërrojë pikëpamjet e veta nëse si rezultat marrin vetminë.


Mënyra e duhur për t’ua ndryshuar mendjen njerëzve është që të bëheni shokë me ta, t’i integroni në fisin tuaj, t’i merrni ata në rrethin tuaj. Tani ata mund të ndryshojnë mendje pa qenë të rrezikuar që do të jenë të përjashtuar në mënyrë shoqërore.


Filozofi britanik Alain de Botton sygjeron që ne thjesht të ndajmë një vakt me ata që nuk pajtohen me ne:


“Të ulesh në tavolinë me një grup të huajsh ka dobinë e pakrahasueshme dhe të çuditshme e të bërit më të vështirë që t’i urresh ata që nuk i njeh. Sidoqoftë, afërsia që kërkohet në një vakt - siç është kalimi i pjatave, shpalosja e pecetave në të njejtën kohë, si dhe të pyeturit e një të huaji që ta kalojë kripën - dobëson aftësinë tonë që të besojmë se një i huaj i cili vesh rroba jo të zakonshme dhe flet në një dialekt ndryshe duhet të dëbohet në shtëpi ose duhet të sulmohet. 


Ndoshta nuk është dallimi, por distanca ajo që ngjallë ndjenjën e fisit dhe armiqësisë. Përderisa rritet afërsia, rritet edhe mirëkuptimi. Më kujtohet thënia e Abraham Lincoln, “Mua nuk më pëlqen ai njeri. Patjetër që më duhet ta njoh më mirë.”


Faktet nuk na ndryshojnë mendjen. Njerëzit na e ndryshojnë.


Spektri i besimeve


Vite më parë, Ben Casnocha përmendi një ide që më është ngulitur në mendje: Njerëzit që kanë gjasë të na ndryshojnë mendjen janë ata me të cilët pajtohemi 98% të rasteve.


Nëse dikush që e njihni dhe iu pëlqen, mbështet dhe beson një ide radikale atëherë ka mundësi që edhe ju ta konsideroni dhe ta vlerësoni atë ide. Ju veç se pajtoheni me atë njeri në shumicën e rasteve dhe ndoshta do të ndryshoni mendjen edhe për këtë ide. Por nëse dikush shumë i ndryshëm nga ju propozon po të njejtën ide radikale, atëherë do të jetë shumë lehtë që ta hedhni menjëherë poshtë këtë ide. 


Një mënyrë për ta përfytyruar këtë dallim është duke i vendosur besimet në një spektër. Nëse ndani këtë spektër në 10 njësi dhe ju ndodheni në njësinë e 7-të, atëherë nuk ka shumë kuptim nëse mundoheni ta bindni dikë në njësinë e parë pasi që keni një hapsirë të madhe mes jush. Kur jeni në njësinë e 7-të, do të keni më shumë sukses me ata të cilët janë në njësinë e 6-të dhe atë të 8-të, gradualisht duke i shtyrë ata në drejtimin tuaj. 


Shpesh fjalosjet më të mëdha ndodhin mes njerëzve që janë në skajet e kundërta të spektrit, por procesi i të mësuarit shpesh ndodh nga ata që janë afër njëri-tjetrit. Sa më afër jush të jetë dikush,aq më shumë ka mundësi që besimet e tyre të rrjedhin në mendjen tuaj dhe të formësojnë të menduarit tuaj. Sa më larg që një ide është nga pozita juaj aktuale, aq më shumë ka të ngjarë që ta refuzoni atë plotësisht.


Kur bëhet fjalë që t’ua ndryshoni njerëzve mendjen, është shumë e vështirë të kërceni nga njëra  anë e spektrit në tjetrën. Ju nuk mund të kërceni poshtë. Duhet të lëshoheni ngadalë.


Çdo ide e cila është ndryshe nga botëkuptimi juaj aktual do të iu duket shqetësuese. Dhe vendi më i mirë për ta menduar një ide shqetësuese është në një mjedis jo-shqetësues. Si rezultat, librat janë shpesh mjet më i mirë për të transportuar besimet se sa bisedat dhe debatet.


Në biseda njerëzit duhet që me kujdes ta mbajnë statusin dhe qëndrimet e tyre. Ata duan që ta ruajnë fytyrën dhe të shmangin situatat ku ata duken budallenjë. Kur ballafaqohen me një sërë faktesh, tendenca është që ata të fshehin qëndrimin e tyre në vend që ta pranojnë që janë gabim.


Librat e zgjidhin këtë tension. Brenda një libri, biseda zhvillohet ne kokën e dikujt tjetër dhe nuk rrezikoheni që të gjykoheni nga të tjerët. Është më lehtë të jeni mendje hapur kur nuk  jeni duke u justifikuar. 


Argumentet janë si një sulm i plotë frontal mbi identitetin e një personi. Leximi i një libri është si të rrëshqitni farën e një ideje në trurin e një personi dhe ta lini atë të rritet sipas kushteve të tyre. Ka mjaft “luftëra” që po ndodhin në kokën e dikujt kur ata po kapërcejnë një besim para-ekzistues. Ata nuk kanë nevojë të luftojnë edhe me ju.



Pse idetë e rreme qëndrojnë


Ekziston edhe një arsye tjetër që idetë e rreme vazhdojnë të jetojnë, ajo është se njerëzit vazhdojnë të flasin për to.


Heshtja është vdekja e çdo ideje. Një ide që nuk është folur ose shkruar asnjëherë vdes me personin që e konceptoi atë. Idetë mund të mbahen mend vetëm kur ato përsëriten. Ato mund të besohen vetëm kur ato fliten.


Unë edhe më herët kam thënë që shumë prej nesh përsërisin idetë që ta bëjnë të ditur se janë pjesë e grupit të njejtë shoqëror. Por është edhe një arsye që shumë njerëz nuk e vënë re:


Njerëzit përsërisin gjithashtu ide të rreme kur ankohen për to. Para se të kritikoni një ide, ju duhet t'i referoheni asaj ideje. Ju përfundoni duke përsëritur idetë që shumica e njerëzve shpresojnë se do t'i harroni - por, natyrisht, njerëzit nuk mund t'i harrojnë ato sepse ju vazhdoni të flisni për to. Sa më shumë të përsërisni një ide të rremë, aq më shumë njerëzit kanë të ngjarë ta besojnë atë. 


Le ta quajmë këtë fenomen  Ligji i qartë i përsëritjes: Numri i njerëzve që besojnë një ide është drejtpërdrejt proporcional me numrin e herëve që është ajo ide është përsëritur gjatë vitit të kaluar - edhe nëse ideja është e rremë.


Sa herë që sulmoni një ide të rreme, po ushqeni atë përbindëshin që po përpiqeni të shkatërroni. Siç shkroi një punonjës i Twitterit, "Sa herë që bëni retweet ose citoni një tweet të dikujt të cilin nuk e keni qejf, atëherë jeni duke i ndihmuar ata. Ju vetëm po e promovoni punën e tyre.”


Është më mirë nëse e harxhoni kohën duke i përkrahur idetë e mira se sa duke u munduar t’i çrrënjosni ato të këqijat. Mos harxhoni kohë duke shpjeguar pse idetë e këqija janë të këqija. Ju thjesht po ndizni flakën e injorancës dhe marrëzisë.


Gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një ideje të keqe është që ajo të harrohet. Gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një ideje të mirë është që ajo të shpërndahet. Kjo gjë më bën të mendoj për thënien e Tyler Cowen, "Kaloni sa më pak kohë të jetë e mundur duke folur se si njerëzit tjerë janë gabim."


Ushqeni idetë e mira dhe lini idetë e këqija të vdesin nga uria.


Ushtari intelektual


Unë e di se çfarë mund të jeni duke menduar. "Seriozisht po flisni? Unë thjesht duhet të lejoj që këta idiot të thonë cfarë të duan?


Më lejoni të jem i qartë. Nuk po them që kurrë nuk është e dobishme të theksohet një gabim ose të kritikohet një ide e keqe. Por duhet të pyesni veten: "Cili është qëllimi?"


Pse doni që të kritikoni idetë e këqija? Me sa duket, ju dëshironi të kritikoni idetë e këqija sepse mendoni se bota do të ishte më mirë nëse më pak njerëz do t'i besonin. Me fjalë të tjera, ju mendoni se bota do të përmirësohej nëse njerëzit ndryshonin mendim për disa tema të rëndësishme.


Nëse qëllimi juaj është që t’ua ndryshoni mendjeni, atëherë nuk besoj se kritikimi i palës tjetër është qasja më e mirë.


Shumica e njerëzve argumentojnë të fitojnë, jo të mësojnë. Ndërsa Julia Galef flet me saktësi: Njerëzit shpesh veprojnë si ushtarë dhe jo si informatorë. Ushtarët janë në sulm intelektual, duke kërkuar të mposhtin njerëzit që ndryshojnë prej tyre. Fitorja është emocioni operativ Ndërkaq, informatorët janë si eksplorues intelektualë, duke u përpjekur ngadalë të hartojnë terrenin me të tjerët. Kurioziteti është forca e tyre lëvizëse.


Nëse doni që njerëzit të marrin bindjet tuaja, duhet të veproni më shumë si një informator dhe më pak si ushtar. Në qendër të kësaj qasjeje është një pyetje që Tiago Forte shtron bukur, "A jeni i gatshëm të mos fitoni në mënyrë që të vazhdoni bisedën?"



Bëhuni së pari i sjellshëm, pastaj i saktë


Shkrimtari i mirënjohur japonez Haruki Murakami dikur shkroi: "Kurrë mos harroni se të argumentoni dhe të fitoni është të prishni realitetin e personit të cilin jeni duke kundërshtuar. Është e dhimbshme të humbasësh realitetin tënd, kështu që bëhuni së pari i sjellshëm, edhe nëse keni të drejtë.”


Kur jemi këtu, mund të harrojmë lehtë se qëllimi është që të lidhemi me palën tjetër, të bashkëpunojmë me ta, t'i miqësojmë ata dhe t'i integrojmë në fisin tonë. Ne jemi aq të dhënë pas fitores sa që harrojmë lidhjen. Është më e lehtë të shpenzoni energjinë tuaj duke kritikuar njerëzit sesa të punoni me ta.


Fjala "mirësjellje" buron nga fjala "farefis". Kur jeni i mirë me dikë, kjo do të thotë se i trajtoni ata si familje. Kjo, mendoj, është një mënyrë e mirë për të ndryshuar mendjen e dikujt. Zhvilloni një miqësi. Ndani një vakt. Dhuroni një libër.


Bëhuni së pari i sjellshëm, pastaj i saktë.




Përktheu: Vlera Murtezi

Source: https://jamesclear.com/why-facts-dont-change-minds



Vlera Murtezi
Read & grow

Gjithashtu lexoni


0 komente